Është njeriu i dytë në historinë e peshave të rënda të boksit për numrin e ndeshjeve që ka mbrojtur titullin botëror. Larri Holms e bëri këtë gjë 20 herë, më shumë se kushdo me përjashtim të Xho Ljuisit, ndërsa ende mbahet mend humbja e tij e rëndë me Majk Tajsonin, ndërsa kishte dy vjet pa boksuar. Sot, ish-kampioni i botës flet për duelin e pritshëm mes Majk Tajsonit dhe Evander Holifildit, që të dy veteranë. “Nëse duan të ndeshen, le ta bëjnë, – u shpreh ai, – nuk do të jem unë, ai që do të thotë “jo”. Nëse do të dalin mirë, mund të kenë mundësi të ndeshen me një nga 10 të parët e botës, sot. Tajsoni duhet të shqetësohet sepse Holifildi e njeh mirë dhe e ka mundur, e sigurt që do të shqetësohet”. Holmsi thotë se Holifildi ka disa mënyra për të goditur, ndërsa Tajsoni do të përpiqet të rrijë sa më afër, dhe kjo mund ta rrezikojë. Tajsoni është 53 vjeç dhe Holifildi 57, ndërsa të dy janë kthyer në stërvitje.
Sfidanti.al