Ibra lëshon mesazhin indirekt teksa lavdëron Bundesligën: Ata thonë, ata bëjnë

Sytë e të gjityhë botës së futbollit ishin mbi Bundesligën gjermane, i pari kampionati i madh i Evropës që u rikthye në fushat e lojës pas pauzës për emergjencën coronavirus dhe Zlatan Ibrahimovic ishte mes të gjithë atyre që hodhën vështrimin drejt Gjermanisë.

Në Instagram Story, sulmuesi suedez i Milanit që u kthye të hënën në Itali për stërvitjen individuale, vendosi të falenderojë futbollin gjerman teksa postoi frazën: ‘Ata thonë, ata bëjnë, faleminderit!’ me flamurin gjerman në sfond.

Një mesazh që do të thotë ‘pak fjalë dhe veprime konkrete’ dhe që mesa duket iu është drejtuar futbollit italian, që deri në këtë momente po sillet ndryshe nga ai gjerman

Sfidanti.al