Paderborn dhe Schalke në histori; për herë të parë zëvendësimi I katërt

Në Gjermani ka lindur futbolli i ri post coronavirus  dhe ndeshja e Merkur Spiel Arena mes Fortuna Dusseldorf dhe Paderbornin do të kujtohet gjithnjë sepse ishte e para sfidë ku u aplikua rregulli i ri i kryerjes së 5 zëvendësimeve në harkun e 90 minutave. Në minutën e 73 të kësaj sfide, trajneri i Paderbornit, Baumgart hodhi në fushën e lojës Sabiri dhe Zolinski që kanë përfaqësuar  zëvendësimin e tretë dhe të katërt

Por nuk mbyllet këtu, sepse 3 minuta më vonë edhe Schalke në momentin që ishte në disavantazhin e 4 golave, kreu zëvendësimin e katërt, një veprim që e bëri 3 minuta më vonë edhe Fortuna Dusseldorf. Për më tepër Paderborn dhe Schalke kryen edhe zëvendësimin e pestë, edhe kjo dicka historike, në harkun e pak minutave.

Për t’u theksuar është se pas zëvendësimeve, futbollistëve që lënë fushën e lojës u jepet nga një maskë të cilën ata e vendosin përpara se të ulen në stol me një distancë sigurie nga shokët e skuadrës.

Gjatë ndeshjeve të mbetura të kampionatit gjerman, klubet do të kenë mundësi të kryejnë 5 zëvendësime  në 3 fasha kohore. Në një moment të parë, klubet e Bundesligës vendosën të përfshinin edhe zëvendësimet në pushimin e ndeshjeve, por rregullorja e re nuk e lejon, kështu që trajnerët do të bëjnë ndërritmet në pjesën e parë dhe të dytë sigurisht në 3 fasha kohore. Në ndeshjet e kupave do të ketë edhe një zëvendësim të 6 nëse ndeshjet do të shkojnë në kohë shtesë

Sfidanti.al