Ndërsa Ferrari zyrtarizonte kalimin e Carlos Sainz për vitin 2021, McLaren komunikoi emrin e zëvendësuesit të tij. Do të jetë pikërisht Daniel Ricciardo aio që do të garojë me skuderinë britanike përkrah lando Norris duke nisur nga viti i ardhshëm si dhe për vitin 2022
‘Nënshkrimi me Daniel, është një tjetër hap paraiI bërë nga ne në kuadër të planit afatgjatë që do të cojë në një dimension të ri emocionues të skuadrës së bashku me Norris-tha Shefi Ekzekutiv I McLaren, Zak Broën-Ky është një lajm i mirë për skuderinë , partnerët e sigurisht edhe për tifozët tanë’
Një koment për këtë ndryshim bëri edhe Drejtori i McLaren, Andreas Seidl.
‘Daniel ka shumë eksperiencë-tha Seidl-impenjimi dhe energjia e tija janë një vlerë e cmuar e shtuar te McLaren dhe misioni ynë për t’u kthyer në vijën e parë . Me Danielin dhe Landon si shokë skuadre, mund të dhem se kemi dy pilotë që do të vazhdojnë të emocionojnë tifozët tane dhe të ndihmojnë në përmirësimin e skuadrës’.
Sfidanti.al