Do të jetë Carlos Sainz Junior ai që do të zëvendësojë Sebastian Vettel te Ferrari në vitin 2021. Piloti spanjoll, që ka të njëjtin emër me të atin e tij, kampionin e Rally Dakar, është i përzgjedhuri nga Kokëkuqja italiane për të bërë rolin e ndihmësit të Charles Leclerc dhe tani pritet vetëm zyrtarizmimi i këtij lajmi.
Sainz, 25 vjecar, do të largohet nga McLaren ku kaloi në vitin 2019, ndërkohë që debutimin e tij në Botërorin e Formula 1 ai e ka bërë në 2015 me skuadrën e Toro Rossos përpara se të transferohej te Renault në vitin 2017. Carlos Sainz ka marrë pjesë në 102 gara të Formula 1 dhe rezultatin më të mirë e pati në sezonin e kaluar kur u rendit i gjashti në klasifikimin për pilotë me 96 pikë. Tani vendin e tij mund ta marrë pikërisht Sebastian Vettel.
Carlos Sainz e fitoi vendin te Ferrari pasi mposhti kandidaturat e Daniel Ricciardos dhe Antonio Giovinazzit. Dikush ëndërronte Lewis Hamilton, por Ferrari vendosi që besojë të Leclerc duke evituar të pasurit e dy pilotëve ‘top’ në të njëjtën skuadër’.
Sfidanti.al