Pabarazi në karantinë në Bundesligë, 500 euro diferencë në çmimin e dhomave të hotelit!

Vlerësohet si një nga kampionatet më egalitarë në Europë e në botë, dhe për shumëçka e meriton. Gjithsesi, futbolli gjerman nuk është si një “shtet social skandinav”, as kur vjen puna tek diferenca e rrogave, dhe as tani në karantinë. E përditshmja “Bild” njofton se diferenca e çmimit të dhomave të hotelit mes klubeve më të pasur, e atyre më të varfër, arrin në 500 euro.

Nëse Bajerni i siguron futbollistëve të tij hotel karantine me 5 yje apo edhe më shumë, ka klube të kategorive më të ulëta, apo qoftë edhe të tilla si Paderborni e Union Berlini në Bundesligë, që nuk i kanë këto mundësi. “Bildi” shkruan se ka ekipe që do t’i vendosin ekipet në hotele që nuk plotësojnë standardet as edhe për një yll të vetëm. Siç thotë populli, shtriji këmbët sa e ke jorganin, por dëshmërimi dhe pezmi vjen se përse diferenca e jorganëve është kaq e madhe.

Sfidanti.al