Kryeministrja belge Sophie Ëilmes bëri të ditur se të gjitha kompeticionet sportive në vend do të qëndrojnë të pezulluara deri në 31 korrik për shkka të pandemisë coronavirus. Që do të thotë se edhe kampionati i futbollist do të duhet të respektojë këtë vendim të Këshilit të Sigurisë Kombëtare.
Liga Belge muajin e kaluar rekomandoi mbylljen përfundimtare të sezonit me klasifikimin aktual të konsideruar si përfundimtar. Ky institucion pohon se propozimet e grupit të punës do t’u prezantohen klubeve të Pro League fgjatë Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në 15 maj.
Nëse ky rekomandim do të konfirmohet nga këshilli, Club Brugge do të shpallet kampion I vendit zyrtarisht dhe do të luajë në Ligën e kampioneve sezonin e ardhdhëm. Aktualisht, Brugge e kryeson kampionatin belg me 15 pikë diferencë nga skuadra e vendit të dytë, Gent, një ndeshje përpara fazës së playoffit për fundin e sezonit.
Sfidanti.al