Besiktas nuk e do më Karius, as me reduktim page; zgjidhet kontrata

Aventura e Loris Karius në Turqi mbyllet zyrtarisht. Portieri që është në pronësi të Liverpoolit dhe që u dha me huazim te Besiktasi pas paraqitjes skandaloze në finalen e Lihgës së Kampioneve ndaj Realit të Madridit, komunikoi lajmin për zgjidhjen e kontratës me Besiktas, pak javë përpara kohe  nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale

‘Përshëndetje të gjithëve, sot zgjidha kontratën me Besiktas-shkruante Karius në postimin e tij në Instagram-është për të ardhur keq sepse bëra gjithcka që të zgjidhja këtë situatë. Kam qenë I duruar për muaj të tërë, ndodhën të njëjtat gjëra sin ë vitin e kaluar, klubit I propozova edhe reduktimin e pagës sime, por nuk e mori parasysh’

‘Është e rëndësishme për mua që të dini-vijon Kariu teksa iu drejtua tifozëvve-që më pëlqeu të luaj për klëtë skuadër. Besiktas mund të dihet krenar që ka pranë tifozë kaq të apasionuar dhe që e mbështesin në mënyrë të jashtëzakonshme. Më keni mbështetur gjithnjë, si në momentet pozitive ashtu edhe në ato negative dhe do t’ju kujtoj gjithnjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dua të falenderoj te gjithë shokët e skuadrës, stafin teknik dhe të gjithë personat që punojnë në klub. Më pritët krahëhapur që nga dita e parë. Faleminderit shumë!’.

Sfidanti.al