Edi Xhordani si “Nostradamusi”, një parashikim për Mercedesin e Hamiltonin!

Disa herë i ka rënë “në kokë”, e disa herë ia “ka futur kot”, por kur ai flet e dëgjojnë me vëmendje. Edi Xhordani ka qenë shef skuadre dhe mbetet personalitet në Formula 1, ndërsa skocezi ka një parashikim për Mercedesin dhe Ljuis Hamiltonin. “Mercedesi do të largohet nga Formula 1, do ta shesë ekipin ndoshta tek Lorens Strolli, – thotë ai, – dhe Ljuis Hamiltoni do të kalojë tek Ferrari, skuadra e vetme që mund t’ia paguajë rrogën. Sa për Fetelin, “treni” i Ferrarit kaloi për të. Mercedesi do të vazhdojë si motor”.

Xhordani e gjeti në 2012 kur parashikoi që Hamiltoni do të largohej nga Meklareni për të shkuar tek Mercedesi, dhe po ashtu që Fernando Alonso në 2014 do të largohej nga Ferrari e do të shkonte te Meklareni. Gjithsesi, ai gaboi rëndë kur tha se Mercedesi do të largohej nga Formula 1 në 2019. Jemi në 2020, dhe ai ka vendosur afat në 2021 ose 2022.

Sfidanti.al