Bilbao dhe Sociedad në kor: Finalja e Kupës së Mbretit, me dyer të hapura

Ndërsa të gjithë kërkojnë që të kuptonjhnë nëse dhe kur do të rinisë La Liga, Athletic Bilbao dhe Real Sociedad, protagonist të një Kupe Mbreti të gjithë baske,gjë që nuk ndodhte në 110 vjet, I bënë një apel të përbashkët Federatës Spanjolle të Futbollit që kjo finale të munt të luhet me tifozë dhe në një datë të përcaktuar pas një akordi të përbashkët

Komunikata e të dy klubeve:

‘Presidentët e Real Sociedad dhe Athletic Bilbao, dy finalistet e Kupës së Mbretit 2019/2020, pasi u takuan edhe me presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, arritën në një akord që t’I kërkojnë RFEF zhvillimin e finales së Kupës së Mbretit zyrtarish me dyer të hapura në një datë që do të përcaktohet pas një akordi mes të 3 palëve.

Dëshira dhe vullneti I të dy klubeve për të luajtur me tifozë këtë finale nuk ka munguar asnjëherë. Kjo është ajo që duam më shumë, një finale Kupe me tifozët tanë në tribuna. Në të njëjtën kohë, Athletic Bilbao dhe Real Sociedad duan që Federata të garantojë që finalja e Kupës të luhet si një kompeticion zyrtar dhe të konsiderohet një titull zyrtar. Për këtë arsye, iu kërkua Sekretarit të Përgjithshëm të RFEF, që Komisioni I deleguar I Asamblesë së Përgjithshme të Federatës që do të mbahet në 8 maj, të arrijë një akord për modifikimin e kalendarit në mënyrë që të zhvillohet kjo finale si një titull zyrtar me mbështetjen dhe ngrohtësinë e tifozëve të të dyja skuadrave.

Me këtë vendim Real Sociedad dhe Athletic Bilbao duan t’I japin vlerë një prej eventeve sportive më prestigjiozë dhe tradicionale që mund të luhen në futbollin botëror, unik në këtë edicion, dhe ta bëjnë këtë bashkë me tifozët e ture, të abonuarit, esenca e vërtetë dhe arsyeja që janë në këtë sport’.

Sfidanti.al