Këto fjalë ia thotë ish-shoku i skuadrës, Rajan Gigs. Uellsiani vetë e ka nisur karrierën në stol, dhe bën një parashikim optimist për Uejn Runin. Ish-sulmuesi i Mançester Junajtidit firmosi në janar të këtij viti një kontratë si lojtar-trajner, diçka që ka qenë shumë popullore në Angli deri në vitet 80-të, dhe besohet se po ia del mirë.
“Unë e di se Uejni kishte dëshirë (të punonte si trajner), – tha Gigsi, – në fund të karrierës tek Junajtidi ai nisi përgatitjet. Në atë kohë edhe unë po punoja me Luis Van Galin. Mendoj se ai mund t’ia dalë mirë, një njeri futbolli, që e njeh mirë futbollin. Ai ka punuar me Sër Aleksin (Fergusonin), me Zhozenë (Murinjon), po ashtu ka qenë në kombëtare. Kjo është e rëndësishme”.
Sfidanti.al