Fabregasi i thotë Barçës: Pranojeni Nejmarin, siç është, si një fëmijë!

Kanë qenë të dy bashkë në “Kamp Nou”, dhe e njohin mirë njëri-tjetrin. Është Sesk Fabregas që flet për Nejmarin, dhe për historinë e tij të kalimit të mundshëm tek Barcelona. “Mesi, Suarezi dhe të tjerët e duan në ekip sepse Nejmari mund ta ndryshojë ndeshjen sa herë që dëshiron, – thotë mesfushori katalanas, – ai mund të japë një asist, të shënojë një gol. Kur luajtëm dy herë me Monakon kundër PSG-së, ai i vrau të dyja ndeshjet”.

Fabregas e krahason Nejmarin me Ronaldinjon duke thënë se “ai ka cilësitë teknike që kishte Ronaldinjo”. Një kompliment i madh, por i merituar, veçse si i bëhet historive jashtë fushe? “Nejmari është një djalë shumë i mirë, – thotë Fabregasi, – ai është si një fëmijë, është gjithnjë i lumtur dhe dëshiron ta jetojë jetën në këtë mënyrë”. Pra ish-mesfushori i Barçës e udhëzon ish-klubin e tij që ta pranojë brazilianin ashtu siç është, dhe nuk do të pendohet. Barcelona është gati ta marrë, por i mungojnë paratë, më shumë sesa konsideratat etike.

Sfidanti.al