Në Gjermani shtyhet vendimi për rifillimin e Bundesligës, një vendim ky që pritej të merrej këtë të enjte pas takimit mes kancelares Merkel dhe Minstrave të Sportit të 16 landeve. Mësohet se kjo temë do të diskutohet, javën e ardhshme në 6 maj dhe për këtë arsye kampionati gjerman nuk do të mund të nisë përpara 16 majit, duke shuar shpresat e klubeve të Bundesligës për rifillimin e saj javën e ardhshme
Me fjalë të tjera në Gjermani do të duhet të pritet ende përfundimi I takimt dhe mësohet se kampionati nuk do të nisë para 16 majit për të mos thënë në 23 maj. Në ditët e kaluara eksponentë të ndryshëm të landeve në Gjermani kishin shprehur opinion pozitiv për rikthimin e skuadrave në fushën e lojës për në 9 maj, por tani do të duhet tëp resin.
Ndryshe nha vende të tjera në Evropë, në Gjermani masat e kufizimit janë hequr dhe klubet gjermane kanë nisur që në ditët e para të muajit prill stërvitjet me grupe të vogla dhe të distancuara nga njëri-tjetri, ndërkohë që nuk ka pasur raste me Covid-19. Sipas zërave,. Gjithsesi ndeshjet e Bundesligës do të luhen me dyer të mbyllura të paktën deri në fund të muajit gusht.
Sfidanti.al