Mourinho, mall për lojën: Më mungon futbolli, dua të mbyll sezonin

Jose Mourinho jep kontributin e tij në shoqëri duke shpërndare produkte ushqimore personave që janë më shumë në nevojë, por portugezin e ka marrë malli për fushat e gjelbra të stadiumeve.

‘Më mungon futbolli, por preferoj të them se më mungon bota jonë-tha Jose Mourinhoe-duhet të kemi durim, është një luftë që po e bëjmë së bashku. Po të luanim 9 ndeshjet e mbetura të kampionatit do të ishte dicka e bukur për futbollin dhe Premier League, Nuk më interesojnë datat apo përvjetorer, dua të fitoj titullin tim të katërt në Angli’.

Trajneri i Tottenhamit nuk është aspak I shqetësuar për mundësinë që sezoni do të mbyllet me ndeshje pa tifozë në stadium.

‘Nëse do të luajmë me dyer të mbyllura, do të më pëlqente qëtë mendoja që futbolli nuk është asnjëherë i mbyllur-tha Mourinhi-falë kamerave, miliona e miliona persona të shohin. Kështu që nëse një ditë do të hyjmë në këtë stadium bosh, në të vërtetë ai nuk do të jetë asnjëherë bosh’.

Mourinho tregoi edhe sesi e kaloi karantinën e tij.

‘Kam parë shumë ndeshje, si kurrë më parë në jetën time-vijoi Mourinho-ripashë për herë të parë finalet e mia në Ligën e kampioneve pas kaq vitesh dhe disa ndeshje të Premier League. Nuk më interesojnë datat dhe përvjetoret, preferoj të fitoj titullin e katërt në Premier League. Deri tani kam fituar 3. Preferoj të mendoj se do të arrij në katër tituj’.

Sfidanti.al