Lehtë ta ndalosh, vështirë ta rinisësh, koronavirusi vonon projektin e La Ligës!

Po mbushen gati dy muaj që ushtrohen nga shtëpia. Yjet e La Ligës së Spanjës janë ndaluar të merren me profesionin e tyre, pra as që të stërviten rregullisht nëpër komplekset sportive, dhe as të luajnë ndeshjet në stadiumet luksoze, ndërsa planet për rikthim e morën një goditje. Mediat njoftojnë se parashikohet që kjo të ndodhë në 4 maj, pra pas fare pak ditëve, por me një kusht.

Autoritetet shtetërore dhe shëndetësore, si dhe krerët e La Ligës dhe të Federatës Spanjolle të Futbolli kanë vendosur si normë që stërvitjet nuk mund të fillojnë pa u përfunduar kontrolli i plotë i futbollistëve përsa i përket koronavirusit. Natyrisht, kjo kërkon fonde të rëndësishme pasi dihet që në Premier Ligën angleze pritet të shpenzohen 4 milionë paundë stërlina për 26 000 komplete testimi. Kjo pritet që ta shtyjë fillimin e seancave mes të enjtes dhe të shtunës së javës së ardhshme, gjithnjë nëse do të jetë plotësuar detyrimi.

Futbollistët e Barcelonës, Realit dhe të skuadrave të tjera prej rreth 7 javësh stërviten në kushte të shtëpisë për shkak të izolimit të koronavirusit. Ndeshja e fundit e La Ligës ishte ajo mes Eibarit dhe Sociedadit, luajtur pa spektatorë në 11 mars, dhe fituar 2-1 nga miqtë. Edhe ndeshjet e mbetura, nëse do të zhvillohen, pritet ë jenë pa tifozë.

Sfidanti.al