Barça me 200 milionë euro humbje, klubi u lutet lojtarëve të ulin sërish rrogat!

Ishte thënë edhe më parë se do ta kishin pisk. Drejtuesit e Barcelonës janë tepër të shqetësuar dhe duhet të përballen me futbollistët e tyre, për t’u kërkuar sakrifica të reja financiare, ndërsa kriza e shkaktuar nga koronavirusi, pritet të godasë rëndë. Raportohet se humbjet e klubit të madh spanjoll mund të arrijnë deri në 200 milionë euro, dhe kjo pritet të ndikojë në buxhetin e sezonit të ardhshëm, 2020-2021.

E vërteta është se Lionel Mesi deklaroi në emër të skuadrës, se futbollistët kanë rëndë dakord vullnetarisht që të zbresin me 70 për qind rrogat për muajt e krizës, pra që kur nisi ndalimi i futbollit, e derisa të rifillojë sërish. Duket se kjo nuk qenka e mjaftueshme, dhe se do të duhen shkurtime të reja, ndërsa duhet pritur reagimi i yjevë.

Kapiteni nuk harroi të sulmonte drejtuesit e klubit, ndërsa lajmëroi uljen e rrogave, duke i fshikulluar se nuk kishin treguar besim tek lojtarët, dhe kishin ushtruar presion ndaj tyre duke u dëmtuar edhe imazhin. Katalanasit janë në krizë të thellë të brendshme, pas dorëheqjes edhe të 6 drejtuesve dhe skandaleve të publikuar në media.

Edhe sezoni në vazhdim nuk ka qenë triumfal, edhe pse Barça kryeson La Ligën me 2 pikë më shumë sesa Reali. Humbja në Superkupën e Spanjës dhe eleminimi në Kupën e Mbretit ishin goditje të forta, ndërsa forma e skuadrës në kampionat dhe Champions nuk ka bindur plotësisht.

Sfidanti.al