Lajmet nga Italia janë kontradiktore. Herë shkruhet se “Milani do të hyjë fuqishëm në treg me paratë e kinezëve”, herë krejt ndryshe që “nuk do të ketë shpenzime të mëdha në janar, por vetëm në verë”. Çfarë duhet të presin tifozët kuqezinj nga Adriano Galiani, ndërsa blerja e aksioneve të klubit nga kinezët ende nuk ka përfunduar. Gjithsesi, flitet për 100 milionë euro të dhëna për përforcim.
Kërkohet kroati Badelj nga Fiorentina, por klubi nga Firence nuk ka ndërmend të zbresë pretendimet edhe pse kontrata e mesfushorit përfundon në 2018, ndaj duhet parë diçka tjetër. Për Badeljin ka ndërhyrë edhe Çelsi dhe çmimi mund të shkojë deri në 15-20 milionë euro. Trajneri Montela ka një listë me emra, të cilët mund të mos merren të gjithë, por vetëm disa. Të tillë janë Kjer i Fenerbahçes, Orsolini i Askolit, Rudi i Hofenhajmit, Fabregas i Çelsit apo Keita i Lacios. “Blerje” mund të quhen lojtarët e fituari si Pashaliç apo Bertolaçi, që kanë munguar për arsye të ndryshme, ndërsa për të parë blerjet e vërteta të kinezëve duhet të vijë vera. Ekziston mundësia që ndonjë lojtar të largohet, dhe po shihet pozicioni i Karlos Bakës, Keisuke Hondës dhe Hoze Sozës.