Akuzat nuk janë aq të rënda sa për ndeshjen e Milanos, por gjithsesi janë serioze. Dueli I Championsit mes Liverpulit dhe Atletikos së Madridit do të hetohet nga autoritetet vendore në qytetin anglez, pas dyshimeve se pikërisht kjo ndeshje ndikoi në përhapjen e koronavirusit. Në stadiumin “Anfild” pati plot 52 000 tifozë në mbrëmjen e 11 marsit, nga të cilët 3 000 ishin të ardhur nga Spanja.
Deri para asaj ndeshjeje, në Liverpul ishin zbuluar vetëm 6 raste me koronavirus, ndërsa pas saj epidemia u përhap shumë më tepër. Sot, qyti anglez numëron mbi 1 250 raste infektimesh dhe më shumë se 270 humbje jetësh njerëzore. Kryetari I Bashkisë së Liverpulit, Stiv Rotherham, ishte I pari që kërkoi hetim për duelin e Championsit, ashtu siç kishte qenë I pari që kishte kërkuar që ajo të mos luhej.
“Nëse njerëzit janë prekur nga koronavirusi si rezultat direkt i një aktiviteti sportiv, që ne besojmë se nuk duhej të zhvillohej, kjo është skandaloze, – tha ai, – ne përjetuam rritjen e kurbës së infeksionit në Liverpul. Kjo duhet të hetohet për të gjetur të vërtetën”.
Thirrja e tij u mbështet nga një këshilltar shkencor I qeverisë britanike, dhe pas kësaj Këshilli Bashkiak vendosi të zhvillonte një hetim në seancat e tij. Pritet që kjo seancë hetimore të zhvillohet së shpejti.
Sfidanti.al