Nuk është një ndërhyrje nga ato që do ta lenë tepër gjatë jashtë fushe, por u duk si diçka e papritur. Filip Kutinjo iu nënshktrua operacionit në këmbën e djathtë dhe pritet të fillojë një periudhë pushimi absolut prej 2 javësh. Më pas, ai do të nisë riaftësimin dhe pritet të bashkohet me skuadrën për 6 javë. Do të thotë në fillim të qershorit, e ndoshta do të ketë mundësi të luajë ndonjë rol në këtë sezon të Bundesligës, e më pas të Championsit. Yllin brazilian, është i huazuar nga Barcelona, e duan shumë klube, mes të cilëve Çelsi dhe Evertoni, ndërsa pritet të shihet sesi do të jetë ai pasi të kthehet nga dëmtimi. Kartoni i tij u mor për mbi 150 milionë euro nga Barcelona, pasi Kutinjo shkëlqeu për Liverpulin, por që nga ajo kohë ai ka qenë larg formës optimale.
Sfidanti.al