Ibrahimovic është në formë, shënon me Hammarby

Zlatan Ibrahimovic arrin të lërë shenjë edhe në kohën e karantinës globale për shkak të pandemisë coronavirus. Qendërsulmuesi i Milanit zhvilloi një ndeshje miqësore me dyer të mbyllura me Hammarby ku ai është aksioner  dhe me të cilën po stërvitet kundër ekipit satelit Frej. Pas pak minutash lojë, Ibra arriti të shënojë si për të mos humbur ‘vesin’ e tij.

Rikthimi në fushë i Zlatan Ibrahimovic në Suedi është kthyer në një event teksa pati Zlatan-cam dhe një fanelë speciale ku shkruhej ‘Sot jam i fortë’. Sa për kronikë, mini-ndeshja e parë u mbyll 2-0 për Hammarby, ndërsa e dyta me barazimin 1-1

Ndërkaq, Zlatan Ibrahimovic foli edhe për të ardhmen e tij, por pa e qartësuar atë.

‘Kam një kontratë me Milanin dhe të shohim si do të përfundojë, nëse do të përfundojë-tha Ibrahimovic-kam thënë se dua të luaj futboll sa më shumë kohë të jerë e mundur, por asnjëherë nuk e dimë se cfarë do të ndodhë’

Ibrahimovic konfirmoi se do të kthehet në Itali vetëm kur Milani të rinisë stërvitje dhe se është i shqetësuar për situatën globale të shkaktuar nga coronavirusi  duke e konsideruar të drejtë vendimin për pezullimin e kampionateve.

‘Në këtë moment ai që ka më shumë rëndësi është shëndeti-vijoi Ibra-kur situata të përmirësohet do të flasim përsëri për sport. Flas shpesh me personelin e Milanit, i kam informuar dhe më mbajnë të informuar. Për mua është më mirë që të qëndroj këtu dhe të stërvitem me Hammarby deri sa të mësojmë zyrtarisht se cfarë duhet të bëhmë. Këta djem të rinj më mbajnë të motivuar. Do të kthehem në Itali kur Milani të rikthehet në stërvitje. Jam profesionist dhe kam një kontratë për të respektuar’.

Sfidanti.al