FIFA zbret në fushë për të përballuar pasojat e emergjencës coronavirus në futboll dhe nis zbatimin e ‘Planit Marshall’ të saj. Në fakt qeveria e futbollit botëror ka bërë gati këstin e parë rë ndihmës ekonomike për vlerën totale prej 150 milionë Dollarëve që do t’u akordohen 211 Federatave që aderojnë në të. Vetë FIFA ka bërë të ditur se në harkun e pak ditëve do të jepen të gjitha financimet operative në favor të Federatave për vitet 2019 dhe 2020
‘Pandemia ka sjellë si pasojë sfida të paprecedenta për të gjithë komunitetin e futbollit dhe ne si organi botëror drejues e kemi për detyrë të ndihmojmë ata që kanë nevojë për ndihmë sa më shpejt-tha presidenti I FIFA, Gianni Infantino-impenjimi i FIFA fillon duke dhënë ndihmë financiare të menjëhershgme federatave tona, shumë nga të cilat janë në gjendje të vështirë ekonomike. Ky është hapi I parë u një plani të gjerë ndihmash që po e përpilojmë për t’iu përgjigjur emergjencës së komunitetit të futbollit’.
Sipas masave të marra, të gjithë kontributet në kostet operative të Federatave që janë parashikuara në programin Forëard 2.0 do të paguhen të plota për vitet 2019 dhe 2020. Në mënyrë të detajuar, kuota e dytë për 2020 që ishte parashikuar fillimisht për në korrik do të jepet menjëherë.
Në kushte normale, Federetatat do të merrnin të gjithë vlerën e kontributut vetëm pasi të kishin plotësuar kritere specifikë. Më konkretisht, cdo Federatë do të marrë 500 mijë Dollarë, të dobishme për të shkyer detyrimet financiare apo operative të mundshme kundrejt personelit e palëve të treta. Fazat e tjera të planit të FIFA janë ende duke u përpunuar dhe do të bëhen të ditura nga qeveria e futbollit botëror në kohën e duhur.
Sfidanti.al
.