Punë në grupe me 6 vetë, s’ka dushe dhe teste në makinë, në Spanjë është përpilur protokolli shëndetësor që Këshilli Superior i Sporteve ia dërgoi Ministrisë Spanjolle të Shëndetësisë për rifillimin e aktiviteteve për skuadrat profesioniste të futbollit. Bëhet fjalë për një dokument prej 25 faqesh që parashikon 4 faza për rikthimin e kampionatit për në 5 apo 12 qershor.
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS në versionin online të saj, parashikohen teste ‘personale’ që do t’u kryhen futbollistëve në makina 72 orë para nisjes së stërvitjeve. Po kështu makinat do të dezinfektohen dhe do të pëdoren nga lojtarët gjatë 4 fazave të protokollit.
Personeli do të duhet të vijë në struktura i ndarë dhe nuk do të duhet të kalojnë 10 njësitë; cdo person të këtyre njësive do të duhet të mbajnë maskë e doreza në të gjitha zonat e qendrës stërvitore, përvec fushës. Po kështu nuk do të lejohet që futbollistët të bëjnë dush në qendrat stërvitura, në dhomat e zhveshjes do të lejohn vetëm shishe me ujë.
Palestra do të konsiderohet si një zonë rreziku dhe në strukturat e tij do të lejohen maksimumi 2 futbollistë. Për më teper strukturat e palestrës do të duhet të dezinfektohen pas përdorimit. Protokolli nuk e këshillon përdorimin e palestrës në dy fazat e para të tij. Përsa i përket fushës, futbollistët do të jenë të ndarë në grupe me nga 6 vetë që mund të shkojnë në 8 vetë në fazën e dytë.
Duke marrë parasysh edhe trajnerët më fushë nuk mund të jenë më shume se 10 persona. Trajnerët do të jenë në gjendje të krijojnë 3 grupe pune me nga 8 persona dhe që nuk mund të përzihen në asnjë prej strukturave sportive, as në stërvitje e as në dhomat e zhveshjes.
Testet do të përsëriten gjatë 4 fazave të protokollit sipas kritereve dhe frekuencës së përcaktuar nga mjekët. Në rast pozitiviteti, të infektuarit dhe shokët e tij të grupit të punës do të hyjnë në karantinë, ndërkohë që do të informohen edhe drejtuesit e La Ligës.
Sfidanti.al