E ardhmja e Dries Mertens ende nuk është përcaktuar. Futbollisti është drejt përfundimit të kontratës me Napolin dhe në ndjekje të tij janë vënë disa klube me emër në Itali, mes të cilëve figuron edhe Roma. Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’, verdhekuqtë po tentojnë sulmuesin belg duke i propozuar një kontratë 3 vjecare me pagë 3.5 milionë Euro në sezon shifër së cilës do t’i shtohen edhe bonuset.
Është kjo një ofertë tunduese dhe përfaqësuesit e Mertens duket se po e marrin në konsideratë. Por përpara se të marrë një vendim, belgu do të kërkojë të kuptojë se cfarë do të bëjnë edhe klubet e tjerë të interesuar, sidomos Juventus e Interi, që po e monitorojnë me kujdes situatën e Mertens dhe që janë në kërkim të një sulmuesi.
Por duket se është krijuar përshtypja, se propozimi i Romës është ndër më interesantet në tryezën e Mertens, si në aspektin teknik, ashtu edhe atë ekonomik. Sigurisht, gjithcka do të varet nga Napoli që për momentin e ka lënë pezull cështjen e rinovimit të kontratës me Mertens, kështu që nuk përjashtohen edhe kthesa të bujshme në këtë histori
Sfidanti.al