Pavarësisht coronavirusit, NFL do të nisë rregullisht

‘Në këtë moment është shumë herët për të ngirtur cfarëdolloj hipoteze, por ne jemi të përqendruar te problem. Sidoqoftë duhen edhe 3 muaj e gjysmë përpara se të luhen ndeshjet parasezonale. Do të jemi gati që të luajmë sipas programit-kjo është ajo që deklaroi komisioneri I National Football League, Roger Goodell gjatë Draftit të kampionatit të futbollit evropian që për herë të parë në histori u bë në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë coronavirus.

Me këtë deklaratë, Goodell la të kuptohet se pavarësisht coronavirusit, eventi sportiv më I ndjekur në SHBA, National Football League pretendohet të nisë sipas parashikimeve, në 10 shtator edhe pse ekziston një plan alternative.

‘Kemi vëzhguar rreth e rrotull dhe kemi alternative-shtoi Goodell-tani prioriteti ynë është që seancat stërvitore të 32 skuadrave tona të nisin në të njëjtën kohë.  Po e vijojmë punën dhe po bëjmë cfarë duhet për të ruajtur sigurinë e të gjithë personelit tonë dhe cdo personi që bën pjesë në Ligë’.

Ajo që nuk dihet është nëse  ndeshjet e NFL do të zhvillohen me dyer të mbyllura, pasi komisioneri  Roger Goodell nuk dha asnjë përgjigje për këtë cështje.

sfidanti