Është futbollisti i parë me coronavirus në Ligue 1 dhe tani është në reanimacion; bëhet fjalë për Junior Sambia, 23 vjec, mesfushori i Montpellier i cili prej dy ditësh është në spital në qytetin që është në jug te Francës dhe që ka ndërruar repart pasi gjendja e tij është rënduar.
Klubi francez, që konfirmoi lajmin e publikuar nga media, bëri të ditur se Sambia ka shfaqur probleme me tretjen dhe frymëmarrjen.
Junior Sambia është shtruar në fillim të kësaj jave në një klinikë të Montpellier ku rezultoi pozitiv me Covid-19. Ai u bashkua me skuadrën e Ligue 1 në vitin 2017 nga skuadra e Niort dhe është në sezonin e tij të tretë te skuadra e Montpellier, edhe pse nuk ka luajtur asnjëherë si titullar.
Ai është lojtari i parë në Ligue 1 me coronavirus. Në mars, rezultoi pozitiv me Covid-19 koreanojugori Hyun-Jun Suk që është pjesë e Troyes në Ligue 2. Në Francë shumica e futbollistëve kanë dalë kundër rifillimit të kampionatit, megjithatë kjo nuk i ka penguar disa skuadra që të mendojnë për një rikthim në stërvitje.
Sfidanti.al