Tottenham, Mourinho, vullnetar kundër emergjencës coronavirus

Përpara një muaji Jose Mourinho iu bashkua shoqatës ‘Age UK’ për të ndihmuar të moshuarit në shpërndarjen e ushqimeveme, medikamenteve dhe të mirave më të nevojshme teksa ata qëndrojnë të mbyllur në këtë periudhë të pandemisë coronavirus.

Por tani trajneri i Tottenhamit do të zbresë në fushë në mënyrë akoma më konkrete. Duke nisur nga java e ardhshme, Special One do të japë ndihmën e tij në qendrën e shpërndarjes së ushqimeve të krijuar në brendësi të stadiumit të Tottenhamit.

Është vetë klubi londinez që e bëri të ditur lajmin nëpërmjet profileve zyrtare të tij në rrjetet sociale teksa postoi një video të vetë teknikut portugez

‘Do të kërkoj të jap kontributin tim-theksonte Mourinho në videon e postuar-do të coj në qendër fruta të freskëta dhe gjithcka do të nevojitet. Falenderoj akoma mjeket dhe infermierët për atë po bëjnë; jeni heronj’.

Sfidanti.al