Polemika në not, Sun Yang kapet duke u stërvitur fshehurazi; tërbohet WADA

Sun Yang kthehet në pishina dhe stërvitet fshehurazi, por Agjencia Botërore Antidoping e merr vesh dhe fillon të protestojë duke krijuar një tjetër cështje në historinë kontroverse të superkampionit kinez që në shkurt u dënua me 8 vjet skualifikim për shkatërrim të kampionëve gjatë një kontrolli surprizë antidoping të vitit 2018. Duhet thekuar se Sun Yang e kishte një precedent në 2014 kur u dënua për përdorim substancash të ndaluara.

Episodi i ri që vendos Sun Yang përballë WADA-s sheh të përfshihet edhe Federata Kineze e Notit teksa e kishte përfshirë fituesin e 3 medaljeve të arta olimpike në listën e një grupi sportistësh nga Pekini në një sesion stërvitor në prill-qershor në kuadër të Lojërave Olimpike të Tokios që u shtynë për në vitin 2021.

WADA protestoi me forcë në Federatën Kineze që në fund iu desh të konfirmojë skualifikimin e Sun Yang dhe si pasojë të anulojë edhe këtë listë sportistësh.

Sfidanti.al