UEFA rekomandon mbylljen e kampionateve

Këtë të martë u zhvillua një videokonferencë e drejtuesve të UEFA me 55 Federatat e saj për të diskutar në lidhje me opsionet e ekzaminuar nga 2 grupet e punës të krijuara në mes të muajit mars. Në këtë videokonferencë u prezantuan disa skenare për kalendarët e kompeticioneve për kombëtaret ashtu edhe ato të klubeve

Në një komunikatë për shtyp UEFA bëri të ditur se u dha një  rekomandim I fortë për mbylljen e kampionateve dhe evenimenteve  evropiane, ndërkoqë që disa raste speciale do të ekzaminohen pasi të jenë përpiluar guidat në lidhje me pjesëmarrjen në kompeticionet kontinentale të skuadrave kampionatet e të cilave janë mbyllur.

Vendimet do të bëhen të dituar pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA që do të mbahet të enjten. Ndërkaq, mësohet se ndeshjet e playoffit të Euro 2020 ku bën pjesë edhe Kosova, mund të luhen në tetor ose nëntor dhe këtë e ka deklaruar zv/presidenti I UEFa, Sandor Csanyi. Sfidat e playoffit të Euro 2020 që u shty për në 2021 janë spostuar dy herë për shkak të pandemisë coronavirus. Csanyi  tha për median hungareze se tetori dhe nëntori janë opsionet kryesore për zhvillimin e këtyre sfidave ndërkohë që nuk ka siguri se kur mund të rifillojnë aktivitetet futbollistike në Evropë.

Sfidanti.al