Me talentin që ka mund të kishte bërë më shumë karrierë, por gjërat e bukura nuk i mungojnë. Ergys Kaçe padyshim ishte dhe mbetet një nga artistët e topit dhe futbollisti shqiptar që luan për AEL-in e Larisës në Superligën greke, pati dëshirë të ndante disa nga kujtimet e tij me ndjekësit në rrjetet sociale. Ai postoi një video në Instagram ku kishte përzgjedhur një numër golash veçanërisht të bukur të shënuar në karrierë.
Pa diskutim, një vend të veçantë zë rrjeta e shënuar ndaj Francës, me fanelën e kombëtares shqiptare. Goditja e dënimit në qershor 2015, në “Elbasan Arena” ishte nga më të saktat e gjuajtur ndonjëherë dhe i takoi pikërisht Kaçes, që në atë kohë ishte vetëm 21 vjeç. Nuk harrohet goli i shkëlqyer për Panathinaikosin në fushën e Olimpiakosit, në një nga ndeshjet derbi të Athinës, të njohura për pasionet dhe tensionet e mëdha brenda dhe jashtë fushe.
Kaçe ka karrierë më të gjatë tek PAOK-u, pasi ka qenë në në klubin selanikas që në moshën 11-vjeçare. Madje është po PAOK-u që e ka mbajtur gjithnjë kartonin e tij, duke e dhënë lojtarin gjithmonë hua. Ai ka luajtur 25 ndeshje me kombëtaren shqiptare, që nga viti 2013 deri në 2019, duke shënuar dy gola.
Sfidanti.al