Mister De Biazi, po mëkatin e madh me Rashicën e ke në libër?

Sa herë që flitet për Milot Rashicën, për vlerën e tij që paska arritur shifren  40 milionë euro, që janë vënë në radhë klube me emër nga Anglia, ku nuk mungon as Liverpuli,  që ditët e fundit  Lajpcigu ka tundur fort kartat për ta katapultuar në sulmin e tij, kemi  40 milionë.. arsye për të kujtuar ish-trajnerin tonë, Xhani De Biazi. Një trajner për të cilin kemi thurrur vetëm  lavde,  një Italian i zoti në fushën e lojës, sidomos  kur flitej për taktikë, por edhe  më i zoti  për t’u bërë i dashur në të dyja frontet: edhe për popullin kuqezi, edhe për ata që komandojnë popullin, krerët  e politikës! Kjo është një arsye shpjeguese , pse  ndarja me De Biazin, edhe kur s’është më në stolin kuqezi,  të jetë  e një lloji tjeter, sepse shpirti  nuk na ndahet kollaj. Dhe kjo , pa hëngër hakun, për meritë të tij, i cili siç duket  synon  të na mbajë lidhur me kohën e artë që përjetuam, një kohë ku e pavërteta dhe e vërteta u amalguan  një një..triumf historik!

Nuk e dimë se ç‘ditë ishte, qoftë e martë apo e mërkurë, por, me siguri, do të ketë qënë një ditë e ndjellur  nga fati , kur në të njëtën orë  u shfaqën në ekran,  trajneri De Biazi që do na befasonte me një dhuratë,  kurse në ekranet e botës u shfaq Milot Rashica, për të cilin flitej  si një vepër arti që kishte ndezur  ankandin . Ndërsa trajneri Italian zbuloi sekretin  se po bën një libër  për historinë e tij me Kombëtaren,  në anën tjetër, thuhej  se kosovari Rashica është shpallur si një sulmues –  gur i çmuar , të cilit pritet që vlera ti rritet përsëri. Pse e bekuam në ato momente dyshen De Biazi-Rashica?  Arsyeja është morale!  Sa i  mangët do të ishte libri i ish-trajnerit, nëse në kapitujt që kanë mbetur pa u plotësuar akoma, po të mos të jetë  dhe një pendesë altari , nga ato  “alla kristiane”,  kur Xhanin e lane sytë, u verbua,  dhe i e çmoi të padobishëm Rashicën . Të tillë sa dhe mund të falej pa pike pishmani.   Po, po,  e falën paturpësisht,  me krenari hileqare,  tek përfaqësueja e Kosovës.  Një bamirësi  idiote në kuptimin sportiv, e denjë të futet në dosjet e zeza,por dhe në libra, ngaqë  ka lënë shumë pengje, më shumë dyshime,  e cila  me gjuhën e tregut do të thotë një paaftësi që kushton 40 milion euro…

Sfidanti.al