Nuk pritej një veprim i tillë nga një yll. Ju Hançao, futbollist i kombëtares së Kinës dhe i skuadrës Kuançu Evergrande, u përjashtua nga klubi dhe u dënua nga autoritetet pasi ndryshoi targën e makinës së tij. Një video amatore u postua në rrjet, ku tregohej 33-vjeçari duke ndryshuar një shkronjë të targës, e duke e bërë F, e duke u ngjitur në timonin e makinës së tij Mercedes Benc.
Policia e ndaloi më pas lojtarin ofensiv, i cili do të kalojë gjithsej 15 ditë në qeli, do të paguajë rreth 700 dollarë gjobë, si dhe do t’I hiqen 12 pikë nga patenta. Videoja shkaktoi bujë në vendin e madh aziatik, dhe klubi i tij, Kuançu Evergrande vendosi ta përjashtonte për fare, edhe pse Ju Hançao kishte 6 vjet që luante aty. Ai është shpallur 5 herë kampion i Kinës si dhe ka fituar Championsin e Azisë në 2015, në radhët e Kuançusë, ndërsa ka luajtur 59 ndeshje e ka shënuar 9 gola për kombëtaren kineze.
Autoritetet janë të ashpra në Kinë, dhe kjo ashpërsi është shtuar edhe mqë shumë muajt e fundit për shkak të epidemisë së koronavirusit, që detyroi qeverinë të vendoste në karantinë një krahinë të tërë si Hubein, dhe qendrën e saj, Vuhanin, ku banojnë gjithsej mbi 50 milionë banorë.
Sfidanti.al