Turi I Francës, kërkohen data të reja për edicionin e 2020

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të hënën vendosi të zgjasë periudhën e kufizimit për shkak të pandemisë coronavirus deri në 11 maj. Po kështu shefi I Elysee konfirmoi se nuk do të lejohet zhvillimi I eventeve publike deri në mesin e muajit korrik, një masë kjo që rishikohet cdo 2 javë. Ky fjalim I tij do të thotë se Turi I Francës nuk do të mund të zhvillohet sipas parashikimit në 27 qershor-19 korrik. Burime pranë ASO, kompanisë që merret me organizimin e kompeticionit më të rëndësishëm ciklistik, konfirmuan se nuk do të ketë një komunikatë të mirfilltë për të zyrtarizuar shtyrjen e eventit, pasi vetë vendimi I Macron  bën që të nisin zyrtarisht kërkimet për datat e reja për zhvillimin e këtij Turi

Sipas të përditshmes AS, kompania ASO po punon prej javësh për një plan B;  që të shtyjë sa më pak në kohë kTurin për të mos shkaktuar përplasje në kalendarin e eventeve të këtij sporti për pjesën e dytë të vitit.

Pas Turit të Francës, në radhë është Xhiro e Spanjës që do të nisë në 14 gusht dhe në vendin transalpin do të bëhet gjithcka që të respektohet kjo datë. Po mendohet që Turi I Francës të zhvillohet në 18 korrik-9gusht, një prej opsioneve më të mira. Në këtë mënyrë La Vuelta do të niste në 14 gusht ose maksimumi do të shtyhej me vetëm 1 javë, ndërsa Giro D’Italia do të shtyhej për në muajin tetor pas kampionatit Botëror të ciklizmit

Gjithnjë sipas AS, këto ditë do të zhvillohet një takim mes palëve të përfshirë në këtë cështje dhe Unionit Ndërkombëtar Ciklistik (UCI) për të një lëvizje më konkrete. Gjithsesi, vendimin final nëse Turi do të zhvillohet apo jo do ta marrin autoritetet shtetërore dhe qeveritare në Francë.

Sfidanti.al