Klubet e kampionatit anglez kanë detyrime prej 1.6 miliadër paundësh stërlina. Që nga Totenhemi, Mançester Junajtidi e të tjerë, kanë marrë një goditje të rëndë në biznesin e tyre normal, pasi koronavirusi ka shkatërruar “rrjedhën” e pritshme të proceseve. Jo ndeshje, do të thotë jo të ardhura, ndërsa kontratat për borxhet kërcënojnë gjithnjë e më shumë. Për më tepër, kriza e epidemisë ka bërë që vlera e pasurisë së patundshme, dhe asaj “të tundshme” të fuqive të Premier Ligës të bjerë me 1.8 miliardë paundë stërlina. Një goditje e dyfishtë që rrezikon me falimentim, ose me një gjendje “prej ferri” në muajt e ardhshëm, pse jo në vitet e ardhshëm.
Gjithsesi, epidemia natyrore nuk ka goditur vetëm klubet, por edhe protagonistët kryesorë të futbollit, pra yjet që luajnë në fushë. Kilian Mbape, Harri Kejn, Nejmar, Dembele, Kutinjo, Mane apo Sanço kanë pësuar ulje të vlerës, jo thjesht sepse nuk po luajnë, por sepse klubet nuk mund të kenë financa të tilla për të paguar kartonët e tyre. Pritet që asnjë prej tyre të mos ketë transferimin e pritshëm prej më shumë se 100-120 milionë eurosh.
Sfidanti.al