Ne akoma mbajmë mend golin e Balaj që i kemi bërë Portugalisë në elimintoret e Europianit 2016-të, madje jemi betuar që ta trashëgojmë ndër breza, siç ndodhi dikur me golin fantazëm të Gjninalit ndaj Gjermanisë. Po gjestet e mëdha, ato që vlejnë më shumë se gjithë pesha e golave , a mund të trashëgohen ndër familjet e futbollit? Këto ditë, përfaqësuesja e Portugalisë ka bërë një gjest mbresëlënës, duke dhuruar për futbollin amator të vendit të tyre gjysmën e bonusit të siguruar nga kualifikimi për në Europianin , i cili do të luhet vitin e ardhshëm. Dhe e dini sa është shuma? Flitet për 4,7 milionë euro , një shumë që duket se një pikë uji në botën e pasur të futbollit, por që kur flitet për futbollin vulnerabël të amatoreve.vlen si një “pasuri e tërë”…për të mbijetuar!
Tani le të bëjmë një “rofeshatë” dhe të kthehemi në tokën tonë, ku futbollin e komandon FSHF-ja dhe Shqipërinë e përfaqëson Kombëtarja, për të kuptuar se tek ne bamirësitë janë pjesë e një loje , ku vetëm fjalët janë të bukura ,( sakrifica u mbetet gjithnjë tifozëve), kurse veprat zyrtare janë të denja për t’i kaluar në sistemin VAR ! Pak ditë më parë, FSHF u shfaq përsëri me petkun e bamirësit , si në kohën e tërmetit kur premtoi një apartament për fatkeqët , duke dhuruar 400 fanela dhe topa për mjekët dhe infermierët e repartit infektiv. Mos vallë ishin nisur për tek Liga Amatore e futbollit dhe gabimisht shkuan në spital? Jo, jo kjo pyetje nuk mund te bëhet , se fanelat mbajnë emrat e mjekëve…
Edhe pse thonë se dhuratat i lakmon edhe mbreti, keto topat dhe fanelat a mund të përdoren si ilaç apo si “motivues” për mjekët dhe ndihmësit e tyre në këtë luftë për jetë kundër virusit? Kur e gjithë bota është futur kokë e këmbë brenda në epruvetë dhe hidhet perpjetë për të shpikur antidotin e Covidit 19-të, nga labotarori i futbollit tonë ka dalë një “mjekim psikolgjik”, që nuk pihet, por vishet dhe ..goditet!
Sfidanti.al