Flitet për katër lojtarë që janë të paracaktuar për t’u larguar, dhe disa prej tyre zgjojnë interes. Edinson Kavani, Tiago Silva, Tomas Mënier dhe Laivin Kurzaua do të ikin këtë verë, sipas të gjitha gjasave, nga Paris SG, dhe disa klube në Europë e në Amerikën e Jugut po presin fatin e tyre. Me shumë gjasë, me më shumë interes se të gjithë po pritet Tiago Silva, pasi mbrojtësi i qendrës i Brazilit, ka ende shumë admirues. Barcelona thuhet se është futur në lojë për të, Milani po ashtu, si edhe Fluminense në Brazil. Problemi i vetëm i tij është rroga e lartë, ndërsa kartoni jo, pasi brazilianit i përfundon kontrata në verë, pasi kaloi 8 vjet të suksesshëm në Paris.
Edinson Kavani po ashtu pritet të mos jetë më pjesë e kampionëve të Francës. Sulmuesi uruguajan, rekordmeni i golave për klubin, pëlqehet nga Penjaroli në vendin e tij. Ai luajti për 7 vjet në PSG, pas transferimit nga Napoli, dhe sheikët realizuan goditje të mëdha me të dhe me Tiago Silvën. Tomas Mënier pëlqehet nga Arsenali, dhe po ashtu Kurzaua do të ketë se ku do të shkojë. Të katër këta futbollistë u morën pasi u shpenzuan gjithsej gati 140 milionë euro, por ishte një investim i mirë.
Sfidanti.al