Ishte prekur nga Covid-19, Dalglish lë spitalin: Faleminderit NHS

Një legjendë futbolli me coronavirus që po e fiton ndeshjen e tij; kështu iu referua media britanike Sir Kenny Dalglish që të dielën la spitalin pas një qëndrimi 4 ditor teksa luftoi virusin e frikshëm. Lojtari simbol I Liverpoolit në vitet 70 dhe 80 që me fanelën e The Reds fitoi 3 Kupa Kampionesh përfshirë këtu edhe atë të 1984 me penallti në Olimpico në Romë, Dalglish u nominua baron I Mbretëreshës pikërisht pas fitores në finalen ndaj verdhekuqve

‘Dua t’ju falenderoj të gjithë ju për mesazhet inkurajuese të këtyre ditëve të fundit-ishte mesazhi I dhënë nga legjenda Dalglish nëpërmjet faqes zyrtare të interntetit të Liverpoolit-jam I lumtur që u ktheva pranë familjes sime pasi u kurova në mënyrë të shkëlqyer nga shërbimi shëndetësor kombëtar, të cilin në këtë moment e vlerësojmë më shumë se kurrë. Tani do të qëndrojmë në vetëizolim për kohën e duhur për të mbrojtur jetët e të tjerëve’

Sfidanti.al