Liberty Media që zotëron Formula 1 merr masat e saj për të përballuar efektet negative të krijuara nga pandemia coronavirus. Kjo kompano bëri të ditur se ka nxjerrë në asistencë rreth 50% të personelit të saj, ndërsa për menaxherët është parashikuar një reduktim page prej të paktën 20% , pa amortizimin e parashikiar nga qeveria britanike.
Përsa I përket pjesës tjetër, do të përdorë regjimin e vendosur nga qeveria oër të paguar 80% tëp agave deri në 2500 Paund në muaj. Për presidentin e Liberty Medias, Chase Carey është parashikuar një ulje e pagës me më shumë se 20%.
Përhapja e coronavirusit po shkakton një deficit financiar të madh në Formula 1 që rrezikon të humbasë të ardhurat kryesore ato që sigurohen nga kontributet e organizatorëve të garave, të drejtat televizive dhe sponsorizimet për shkak të disa pezullimeve.
Organizata I paguan skuadrat nga pasuria e saj dhe I ka bërë pagesat e para në bazë të rezultateve të 2019.Disa prej skuadrave meno solide në aspektin financiar do të duhet të përballen me një krizë që do të vërë në rrezik mbijetesën e tyre nëse të ardhurat e Formula 1 do të shterojnë në muajt në vazhdim. Deri tani janë pezulluar 8 garat e para të Botërorit dhe pritet që klëtë fat ta kenë edhe gara të tjera brenda muajit.
sfidanti