Bundesliga, plani për t’u rikthyer; dyer të mbyllura me 239 persona në stadiume

Sfida me dyer të mbyllura duke lejuar brenda tyre 239 persona të përzgjedhur. Kjo është ideja më e re e publikuar nga e përditshmja gjermane ‘Bild’ për të cilën po punon Liga Gjermane e Futbollit në mënyrë që të rinisë Bundesligën pas pauzës së shkaktuar nga coronavirusi.

Në mënyrë të detajuar, hipoteza e publikuar te e përditshmja prestigjioze gjermane flet për 126 persona që do të lejohen të hyjnë në impiante, persona që janë futbollistë, trajnerë, mjekë, televizione dhe fëmijë mbledhës topash numri I të cilëve do të reduktohet në 4 nga 12 që kanë qenë deri tani. Po kështu në tribuna do të jenë 113 persona të tjerë që janë gazetarë dhe personeli I sigurisë edhe ky në numër të reduktuar dhe vetëm 8 drejtues për cdo skuadër

Nuk do të lejohet hyrja për të ftuar të famshmën dhe punonjësit e klubeve pa funksione, ndërsa jashtë stadiumeve do të jenë 50 punonjës të rendit. Në ndeshjen e vetme të zhvilluar pa tifozë mes Borussia Moenchengladbach dhe FC Köln në 11 mars u autorizuan për të hyrë 600 persona, shifër kjo e konsideruar e lartë nga Liga Gjermane. Bundesliga do të qëndrojë e ndërprerë deri në 30 prill dhe synimi I DFL është që kampionati të nisë në fillim të muajit maj.

Sfidanti.al