Fillimi I Botërorit të MotoGP në 2020 shtyhet sërish. Dorna dhe Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit zyrtarizuan vendimin e tyre për të shtyrë për një datë të mëvonshme edhe dy gara të tjera; atë të Italisë në Mugello të datës 13 maj dhe të Katalonjës në Barcelonë e parashikuar për në 7 qershor. Për momentin në kalendarin e MotoGP, gara e parë është ajo e 21 qershorit në pistën e Sachsering në Gjermani
Ashtu sic ka ndodhur edhe me vendimet e tjera të marra me shtyrjen apo anulimin e garave të MotoGP, edhe në këtë rast nuk është publikuar kalendar I ri pasi drejtuesit e Dornës dhe FIM janë gjithnjë në pritje të asaj që do të ndodhë me pandeminë coronavirus.
Ndërkaq, një javë më parë, Shefi Ekzekutiv I Dornas, Carmelo Ezpeleta kishte thënë se tani kërkon që të zhvillojë një sezon me 10 gara, por pa e përjashtuar mundësinë e anulumit të krejt kampionatit të MotoGP për vitin 2020.
Sfidanti.al