Inter, dëgjoje pak Kumbullën: Dua të luaj në Champions League

Marash Kumbulla, mbrojtësi 20 vjecar I Veronës është një ndër objektivat e merkatos së Interit për sezonin e ardhshëm. Talenti I përfaqësueses shqiptare në një intervistë për  ‘Corriere Della Sera’ foli për  shumë tema ku përmendet edhe e ardhmja e tij.

‘Jam serioz, është e vërtetë, por vetëm kur duhet-tha Kumbulla-unë di edhe të argëtohem. Babai dhe trajneri im kanë tendencën për të thënë se jam I pjekur për moshën time’

Debutimi në Serie A me Veronën: ‘Mendoj se është ëndrra e të gjithëve-vijoi Kumbulla-është e vështirë të shkosh lart dhe ta bësh këtë me skuadrën ku ke nisur gjithcka është e papërshkruesheme. Më pas, goli im I parë në Serie A, ai me kokë ndaj Sampdorias është një moment që nuk do të fshihet kurrë nga mendja’

Chiellini idhull: ‘Po, gjithnjë e kam admiruar grintën e tij dhe dëshirën për t’u përmirësuar-tha Kumbulla-është një luftëtar autentik në fushë’

Kundërshtari më I fortë që ka përballuar: ‘Dybala, për karakteristikat teknike dhe fizike-shtoi mbrojtësi shqiptar

Ëndrra: ‘Dua të luaj më Ligën e Kampioneve-e mbyll intervistën e tij Marash Kumbulla

Sfidanti.al