Skuadrat në Gjermani po stërviten “fshehurazi” nga koronavirusi!

E nisi Borusia e Dortmundit, dhe tani në fushë doli edhe Bajerni. Siç duket Gjermania e futbollit po merr zemër nga fqinja veriore, Suedia, që nuk do t’ia dijë për koronavirus, por ndoshta edhe nga Bjellorusia e Taxhikistani që vazhdojnë lojën e topit. Tabloidi “Bild” shkruan se lojtarët bavarezë kanë nisur përgatitjen në kompleksin stërvitor në Zebener Shtrase, nën masa të forta sigurie, me kontrolle të vazhdueshme për virusin, dhe me grupe të vogla e në përpjekje për të ruajtur distancën “sociale”.

Edhe skuadra të tjera kanë dalë në stërvitje, gjithashtu me kujdes të madh. Të tillë janë Nyrembergu dhe Grojter Fyrti, gjithashtu në Landin e Bavarisë. Klubi tjetër i Bundesligës, Augsburgu, u “trimërua” më herët pasi ka dalë me herët në stërvitje. Mund të thuhet se në Gjermani, po nis stërvitje “fshehurazi” nga koronavirusi.

Sfidanti.al