Giorgia Palmas e Filippo Magnini, martesa shtyhet

Këtë të shtunë, në 28 mars duhet të ishte zhvilluar ceremonia e martesës mes Giorgia Palmas dhe Filipp Magnini, por eventi është shtyrë për shkak të coronavirusit. Ajo që e konfirmoi këtë ishte vet ëish-velina e ‘Striscia La Notizia’ nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram teksa I dedikoi një mendim të gjatë kampionit italian të notit,

’28 mars 2020, data e martesës sonë-shkruante Palmas në postimin e saj-duhet të ishte sot dhe është një ditë e mrekullueshme plot diell, ashtu sic shpresonim. Në këtë moment besoj se do të isha bërë pre e emocioneve, duke numëruar orët që më ndanin nga casti që do të bëhesha bashkëshortja jote, Filippo Magnini, po gjithsesi jam këtu me ty, të shoh dhe ndihem me shumë fat që të gjeta. Martesa do të zhvillohet pas disa muajs dhe do të jetë akoma më e bukur e sidomos  sepse jemi mirë ne dhe familjet tona e pastaj unë ndihem tashmë si bashkëshortja jote. Të dua, zemra ime, kjo datë gjithsesi do të mbetet në zemrat tona dhe zgjedhja e re do të jetë akoma më speciale’.

E menjëhershme ishte përgjigjja e Filippo Magninit, edhe ky në Instagram:

‘Tring, tring bie zilja e alarmit dhe ti Giorgia Palmas: Zemër është 28 marsi, do të duhet të martoheshim. Unë: E di zemra ime , por unë do të martohesha sot, ashtu sic do ta bëja këtë në cdo ditë të jetës sime. Do të martohemi shpejt kur bota të mbështillet sërish në një përqafim të gjatë. Te dua-shkruante Magnini në komentin e tij

Sfidanti.al