Barcelona ka filluar punën për të gjetur mënyrën për të përballuar krizën financiare të krijuar nga pandemia coronavirus. Klubi katalanas me këtë rast ka vendosur që të reduktojë në mënyrë të njëanshme pagën e futbollistëve në sektorin e të rinjve me masën 30%. Lajmi publikohet nga e përditshmja AS dhe ka vlerë që nga 14 mars dhe do të qëndrojë në fuqi gjatë gjithë kohës që vendi do të jerë në gjendje emergjence.
Reduktimi I pagave të ‘canteras’ së Barcelonës vlen për të gjithë personelin e Barcelona B, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi shqiptar Rej Manaj si dhe dy skuadrave të të rinjve A dhe B.
Ndërkaq nga klubi katalanas bëhet menjëherë e qartë se paga e muajit mars do të jepet e plotë dhe reduktimi do të aplokoher për pagën e muajit prill që do të jepet në maj, kur do të merren parasysh edhe 17 ditët e marsit
Sfidanti.al