Ndërsa e gjithë bota përballet me kostot financiare për shkak të coronavirusit, Cristiano Ronaldo duket se nuk do t’ia dijë. Sulmuesi portugez që ka një pasion të madh për supermakinat më të fuqishme në botë ka vendosur të pasurojë koleksionin e tij e përbërë nga disa makina Ferrari, Rolls Royce, McLaren dhe Bugatti. Deri para pak kohësh makina Chiron e argjendtë prej 2.8 milionë Eurosh ishte më e kushtueshmja e këtij koleksioni të Ronaldos, por tani 5 herë fituesi I Topit të Artë bëri një tjetër goditje të madhe.
Gjatë kësaj periudhe pushimesh të detyruara, ylli portugez I Juventusit, prenotoi një Bugatti Centodieci që është një prodhim I limituar dhe I rezervuar për 10 klientë super të përzgjedhur nga kjo kompani e themeluar nga Ettore Bugatti
Bugatti Centodieci është një xhevahir I vërtetë për makinat me një vlerë prej 9 milionë Eurosh. Vitin e kaluar u prezantua si një homazh për Bugatti EB110 dhe I pajisur me një motor Ë16 prej 8 litrash dhe me 1500 kuaj/fuqi, ndërkohë që arrin shpejtësinë maksimale prej 380 km/h. Por për ta pasur në dispozicion, Cristiano Ronaldo do të duhet të presë 1 vit, pasi dorëzimi I makinës është parashikuar të ndodhë në 2021.
Sfidanti.al