Pas përfundimit të Euro 2016, pa pasur shumë spekulime për të ardhmen e italianit, De Biazi, i cili lidhej me emrin e Kombëtares së Anglisë dhe Italisë, teksa për këtë të fundit e ka pranuar se ishte lajm mëse i vërtetë.
“Ju gazetarët shkruani për lajme edhe pse pastaj nuk verifikohen. Lajmi i Anglisë nuk është ashtu, sepse unë thashë praktikisht ‘ku ma gjen që të më thërrasë Anglia’”, deklaroi De Biazi.
“Ndërsa pas largimit të kontes kishte diçka më shumë, diçka të vërtetë. Federata ishte e interesuar, por kishte problemin që isha i lidhur me Shqipërinë, nuk dëshironte për çështje respekti të prishte punë. Por e di që isha shumë afër bankinës ku tani gjendet Ventura. Por gjërat tani janë kështu, nuk kanë shumë rëndësi ato të kaluarat”, shtoi më tej ai.