Ç’do të bëjë Liverpuli, do zgjedhë Sadio Manenë, apo 170 milionë eurot?!

Po të pyesni Jurgen Klopin, përgjigja do të jetë pa asnjë mëdyshje, “do të mbaj sulmuesin”. Asnjë trajner nuk dëshiron t’i largohen lojtarët më të mirë, veçse për Sadio Manenë po interesohet Reali i Madridit, dhe nuk është e lehtë tam bash një lojtar nga “thirrja e sirenave” nga “Santiago Bernabeu”. Madrilenët besohet se kanë kontaktuar me përfaqësuesit e sulmuesit nga Gaboni, duke i informuar për planet e tyre, ndërsa tek Reali besojnë se Liverpuli mund të bindet me 140 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 170 milionë euro. Trajneri Zidan dhe presidenti Florentino Perez prej kohësh kanë pasur plane për Kilian Mbapenë, deri diku edhe për Erling Halandin, por Mane bind për arsye sportive, si edhe sepse do të kushtonte shumë më pak sesa Mbapeja. Mane ka edhe 3 vjet kontratë në “Anfild”, ndërsa këtë sezon ka shënuar 18 gola e ka shërbyer 12 asistë në 38 ndeshje.

Sfidanti.al