Shfaqen rastet e para me coronavirus në Ligën Spanjolle. Ezekiel Garay, mbrojtësi I Valencias, që ishte kundërshtarja e Atalantës në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, me futbollistin që nuk u aktivizua pasi ishte I dëmtuar. Vetë argjentinasi konfirmoi gjithcka nëpërmjet një postimi në Instagram.
‘Viti 2020 nisi keq për mua. Jam pozitiv me Coronavirus, ndihem mirë, do të ndjek rregullat e vendosura nga autoritetet shtetërore dhe do të qëndroj I izoluar në karantinë-shkruante Garay në postimin e tij.
Ndërkaq, më vonë bvetë klubi I Valencias nëpërmjet një komunikate për shtyp, konfirmoi se 5 lojtarë e pjesëtarë të klubit ku përfshihet edhe Garay, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19
‘Valencia komunikon se janë shfaqur 5 raste pozitive me Coronavirus te lojtarët e stafit teknik te skuadra e parë. Të gjithë janë në banesat e tyre respektive në izolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Klubi konfirmon se mbështet autoritetet shëndetësore ne fushatën e sensibilizimit social që të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të vijojnë me masat higjienike të parandalimit’
Pas kësaj komunikate, erdhi reagimi I Atalantës, skuadra e fundit me të cilën është përballur Valencia, me skuadrën bergamaske që hyri në izolim total për 7-10 ditë pas kthimit nga Spanja me lojtarët që u ndaluan të dalin nga shtëpia as për të bërë pazar
Sfidanti.al