Pas Lautaros, Bastoni; Barça ka derbi me Guardiolën për italianin!

Interi mesa duket do ta ketë të vështirë të mbajë talentet e tij dhe Antonio Konte nuk do ta ketë të lehtë të mbajë në këmbë një skuadër për të fituar titullin sezonin e ardhshëm. Lajmet janë që, pas Lautaro Martinezit, i rrezikuar për “t’u vjedhur” është edhe mbrojtësi i ri i qendrës, Alesandro Bastoni. Në lojë sërish është Barcelona, por këtë herë në një derbi me Pep Guardiolën, që e kërkon 20-vjeçarin për Mançester Sitin në Premier Ligë. E përditshmja torineze, “Tutosport”, thotë se Guardiola e vlerëson lart Bastonin, ndërsa ka nevojë për të forcuar në qendër të mbrojtjes ekipin e tij, veçse nuk do ta ketë të lehtë, sepse Interi pritet të kërkojë një shifër astronomike për të.

Sfidanti.al