E bënë në Valencia dhe në Paris, me ultrasit që mbështetën skuadrat e tyre nga jashtë stadiumit. Në Rusi, tifozët e Zenitit të Shën Peterburgut patëm mundësi ta bënin këtë brenda në stadium, ndërsa autoritetet ende nuk kanë vendosur të luajnë me dyer të mbyllura, ose të mos luajnë fare. Stadiumi i Zenitit ishte mbushur për ndeshjen e Premier Ligës ndaj FC Uralit, dhe në një banderolë (në foto), lexohej: “Ne të gjithë jemi të infektuar me futbollin, dhe për Zenitin do të vdesim”. Shenjë besnikërie ekstreme, që në fakt nuk është e domosdoshme, por ja që tifozët e bënë edhe në Rusi. Në Shën Peterburg ka disa raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa në stadium pati punonjës sanitarë që kontrolluan tifozët për shenja të virusit. Zeniti i kënaqi mbështetësit e tij duke fituar ndeshjen 7-1, ndërsa kryeson Premier Ligën ruse.
Sfidanti.al