Lajm I mirë nga Olympiacosi, lojtarët negativë në testet për coronavirus

Olympiacos, kryesuesi aktual I kampionatit grek, jep lajmin e mirë; të gjithë futbollistët rezultuan negativë në testet e kryera për  COVID-19, virus I cili ka prekur presidentin e klubit, Evangelso Marinakis. Ishte pikërisht ky fakt që shtyu klubin grek të vendosë që e gjitë skuadra duke përfshirë edhe stafin teknik, punonjësit dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të tij të kryejnë këtë test.

Për momentin në Greqi ka 89 raste të konfirmuara me coronavirus dhe asnjë të vdekur. Qeveria greke për të evituar përhapjen e tij nxori një dekret  që evenimentet sportive në vendin helen të zhvillohen me dyer të mbyllura. Ndërkaq, është shtyrë edhe gjysmëmaratona e Athinës e parashikuar të zhvillohej në 22 mars.

Sfidanti.al